Fillimi
 Anëtarësim
 Kërko
 Lajme
 Shërbime
 Ndërtime te reja
Lini përshtypjet tuaja.
 
Ankand

 

PËRCAKTIMI I PROCEDURAVE TË SHITJES ME ANKAND TË PRONAVE

Në mbështetje të nenit NENI 5 te

 S  T  A  T  U  T  I

I SHOQERISE ME PERGJEGJESI TE KUFIZUAR

“PRONA ”sh.p.k.


OBJEKTI I SHOQERISE
 
Shoqëria « PRONA » sh.p.k.  ka si objekt të veprimtarisë së saj edhe:

Organizim ankandesh


Përcaktimin e procedurave të shitjes me ankand të pronave

I. KUSHTET E ZHVILLIMIT TË PROCEDURËS SË ANKANDIT

1. Shoqëria « PRONA » sh.p.k. organizojnë ankand të hapur për shitjen e këtyre prona.

2. Ankandi zhvillohet në mjediset e Shoqëria « PRONA » sh.p.k., në Tiranë. Shoqëria « PRONA » sh.p.k. merr të gjitha masat për ruajtjen e përkohshme të objekteve, që do të dalin në ankand, gjatë periudhës përgatitore deri në përfundimin e tij dhe dorëzimin e objektit/eve te pronari i ri, në përputhje me këtë vendim.

3. Procedurat e ankandit zhvillohen nga komisioni i ngritur për këtë qëllim,  

4. Objektet, që i nënshtrohen procedures së ankandit, duhet të jenë me dokumenta te rregullta ligjore.

5. Pronari i prones që do t’i nënshtrohen procedurës së ankandit, paraqet në Shoqëria « PRONA » sh.p.k.,  kërkesën me shkrim, për shitjen me ankand të objektit. Në kërkesë përcaktohet edhe vlera fillestare e objektit/eve.

6. Shoqëria « PRONA » sh.p.k. pasi shqyrton kërkesën, brenda 10 ditëve nga data e protokollit të saj,  

7. Shoqëria « PRONA » sh.p.k. miraton ose jo fillimin e procedurës së ankandit.

8. Në rastin kur Shoqëria « PRONA » sh.p.k. ka miratuar kërkesën për shitjen me ankand të objektit/eve,fillon procedurat e ankandit.

 9.Shoqëria « PRONA » sh.p.k.. merr komision 2% e vlerës se shitjes se pronen me ankand.

 

II. NJOFTIMI

1. Komisioni i zhvillimit të procedurës së ankandit të hapur, pas plotësimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit, kur e gjen të rregullt, bën shpalljen e njoftimit të ankandit për objektin/et, në dy ditë të njëpasnjëshme, në dy gazeta të përditshme, me tirazh kombëtar.

2. Subjektet e ndryshme, me anë të njoftimit, vihen në dijeni për mënyrën e sigurimit të dokumentacionit, të të dhënave të tjera, më të hollësishme, dhe për mënyrën e paraqitjes së ofertave. Njoftimi përmban:

a) Emërtesën e objektit;
b) Çmimin fillestar;
c) Të dhëna të përgjithshme për objektin/et;
ç) Adresën e Shoqëria « PRONA » sh.p.k. që ofron objektin/et;
d) Adresën e vendit, ku do të tërhiqen dokumentet e ankandit;
dh) Formularin e ofertës;
ë) Garancinë e ofertës, vërtetimin bankar ose vërtetimin nga shoqëri sigurimi, të licencuara;
f) Vendin, datën dhe orën e zhvillimit të ankandit;
g) Të dhëna të tjera, të çmuara si të domosdoshme nga komisioni për ofertuesit.

3. Data e zhvillimit të ankandit duhet të jetë jo më parë se 30 ditë nga data e njoftimit të ankandit të Njoftimeve Publike.

4. Pas shpalljes së njoftimit të ankandit për shitjen e objektit/eve ndalohet të bëhet çdo ndryshim i mëtejshëm në dokumentacion.

5. Të interesuarit e marrin dokumentacionin dhe të dhënat e tjera pranë komisionit, të ngritur sipas pikës 3, të kapitullit I, të këtij vendimi.

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Dokumentet e nevojshme janë:

1. Ftesa për pjesëmarrje në ankand është letra shoqëruese e dosjes së plotë të dokumenteve të ankandit, që bën përsëritjen e tekstit të njoftimit, drejtuar të interesuarve.

2. Garancia bankare është dokumenti bankar i pagesës paraprake, në lekë, si mandatarkëtim, urdhërxhirim apo garanci bankare, për 10 për qind të vlerës fillestare të ankandit.

3. Dokumentet për paraqitjen e ofertës, që nënkuptojnë:

i) Njoftimin e ftesës;
ii) Të dhënat e përgjithshme për procedurën e ankandit;
iii) Udhëzimet për ofertuesin;
iv) Kualifikimin e ofertuesve, pjesëmarrës në ankand, kushtet, administrative dhe ligjore, që duhet të plotësojnë;
v) Mënyrën e vlerësimit të ofertave;
vi) Informacionin për ankimet administrative në dispozicion të ofertuesve;
vii) Nënshkrimin e kontratës;
viii) Shtojcat e mundshme, sipas objektit të ankandit.

Dokumentet paraqiten në dy kopje, në zarfe të veçanta, në shqip, të nënshkruara dhe vulosura nga ofertuesi.

IV. PËRBËRJA E KOMISIONIT TË ANKANDIT DHE ZHVILLIMI I TIJ

1. Komisioni i ankandit ka në përbërje:

- Perfaqesues te shoqërise « PRONA » sh.p.k. ,
- Një noter;
 

Në këtë komision marrin pjesë, pa të drejtë vote, me statusin e vëzhguesit, edhe përfaqësues të interesuara.


2. Anëtarët e komisionit të ankandit kanë përgjegjësi për mospjesëmarrje të pajustifikuar në ankand, në datën dhe në orën e caktuar.

3. Komisioni i ankandit merr vendime me votat e shumicës të së gjithë anëtarëve. Kur nuk sigurohet pjesëmarrja e të gjithë anëtarëve të komisionit, ankandi zhvillohet, por jo me më pak se 5 anëtarë, me të drejtë vote. Në rast barazimi, vota e kryetarit të komisionit është përcaktuese.

4. Ankandi është i vlefshëm kur, në datën dhe orën e shpallur për zhvillimin e tij, paraqiten jo më pak se dy ofertues.

Oferta, me vlerë më të ulët se vlera e shpallur e çmimit të ankandit, shpallet e pavlefshme dhe skualifikohet nga komisioni.

5. Komisioni i ankandit ka për detyrë:

a) Të paraqesë anëtarët e komisionit te pjesëmarrësit.
b) Të deklarojë vlerën fillestare të objektit/eve në ankand.
c) Të hartojë dokumentacionin për ecurinë e ankandit, ku përfshihen procesverbali dhe raporti për përfundimin e ankandit.

Procesverbali i zhvillimit të ankandit nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e pranishëm të komisionit dhe nga pjesëmarrësit në ankand ose përfaqësuesit e tyre, të pajisur me prokurë.

6. Fitues i ankandit shpallet deklaruesi i çmimit më të lartë dhe njoftimi i fituesit botohet në faqen zyrtare te Shoqëria « PRONA » sh.p.k. www.prona-al.com, nëse brenda 5 ditëve, pjesëmarrësit në ankand nuk kanë paraqitur ankim, me shkrim, kundër vendimit të komisionit për shpalljen e fituesit të ankandit.

7. Fituesi i ankandit është i detyruar të nënshkruajë kontratën dhe të bëjë pagesën e plotë të vlerës së dhënë në ofertën e vet, brenda 15 ditëve nga data e shpalljes së fituesit në Buletinin e Njoftimeve Publike.

8. Pas lidhjes së kontratës, ofertuesve të tjerë u çlirohet garancia bankare, prej 30 për qindësh, të vlerës fillestare të objektit/objekteve, të vëna në shitje.

9. Fituesit të ankandit, që nuk kryen pagesën e plotë, brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij kreu, si edhe në rastet kur ai tërhiqet brenda këtij afati, i mbahet, si e ardhur në buxhet, garancia bankare paraprake, prej 30 për qindësh, e paguar për pjesëmarrje në ankand. Pas këtij afati, komisioni i ankandit përsërit procedurën, duke filluar me rishpalljen e njoftimit të ankandit, sipas së njëjtës procedurë.

10. Pasi blerësi bën pagesën brenda afatit të parashikuar, drejtuesi i institucionit, që ka ofruar për shitje objektin/et, i dorëzon fituesit objektin/et, për të cilat është bërë më parë regjistrimi i ndryshimit të pronësisë, në bazë të të dhënave të QKPIK-së, së bashku me pasaportën përkatëse.

11. Në rast se në ditën e shpallur të ankandit nuk paraqitet asnjë pjesëmarrës ose numri i tyre është më pak se numri i lejuar në këtë vendim, komisioni njofton pronarin, që ka ofruar objektin/et në ankand, i cili duhet të shprehet për përsëritjen e procedurave të ankandit.

V. ANKIMI DHE AFATET

1. Çdo subjekt pjesëmarrës, që ka ose ka patur interes në një procedure ankandi, i dëmtuar ose që rrezikon të dëmtohet nga një vendim i komisionit, i marrë në kundërshtim me rregullat e ankandit, ka të drejtën e ankimit me shkrim, ndaj këtij vendimi.

2. Ankimi i paraqitet, brenda 5 ditëve nga marrja dijeni për vendimin, kryetarit të komisionit të ankandit, i cili, pasi shqyrton ankimin dhe shkeljen e pretenduar, vendos pranimin ose jo të kërkesës, brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të ankimit.

3. Brenda 5 ditëve nga marrja dijeni për vendimin e kryetarit të komisionit të ankandit, subjekti mund të paraqesë ankim.

4. Shoqëria « PRONA » sh.p.k., shqyrton ankimin dhe merr vendim brenda 10 ditëve nga data e depozitimit të ankimit.

Vendimi i Shoqëria « PRONA » sh.p.k., është përfundimtar dhe mund të ankimohet në gjykatë, brenda 30 ditëve nga data e marrjes dijeni të këtij vendimi.

VI. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Ngarkohen Shoqëria « PRONA » sh.p.k.,, të përcaktuara në pikën 1, të kreut I, për zbatimin e këtij vendimi.

2. Ngarkohet Shoqëria « PRONA » sh.p.k. e, që, në zbatim të këtij vendimi, të miratojë formatin tip të dokumenteve për paraqitjen e ofertës, sipas përcaktimit në kreun III, të këtij vendimi.

 
Shoqëria « PRONA » sh.p.k.

 
Kontakt   |   Harta e faqes   |   Kushtet e përdorimit   |   Privatësi   |   Për ne   |   Refuzim   |   Përdorimi i Faqes   |   Përshtypje   |   Ndihmë   |   Reklamo tek ne   |   F.A.Q.   |   Punesim   |   Këshilla për Blerësit   |   Këshilla për Shitësit   |   Partnerë   |   Email Alert   |   Prona dhe Ligji   |   Ankand   |   Si te Aktivizohet ''Cookies''   |   WebMail   |   Rezidenca Titanik   |   Tirana GIS   |   Çmimet   |   Agjensi