|
Objekti Nr;1 (Pamje nga deti)
Objekti Nr;1 (Pamje nga deti)

Objekti Nr;1 (Pamje nga mbrapa)

Objekti Nr;1 (Pamje nga siper)

Objekti Nr;1 (Pamje nga deti profil)

Objekti Nr;1 (Pamje nga deti profil)
Objekti Nr;2 (Pamje nga para)
Objekti Nr;2 (Pamje nga para)
 Përshkrimi
| Planimetrite
| Lista e
Cmimeve
|
Rezidenca Titanik N.C.E. shpk
Titanik, dy hapa nga Paradis… !!!…hap derën, zbrit shkallët, ec dy hapa mbi rërën e nxehtë dhe… je përballë kaltërsisë së pafundme të detit…
Titanik eshtë një kompleks Rezidencial që po ndërtohet nga kompania N.C.E.shpk. Autorë të Projektit janë ark. N.Isufi dhe ark. J.Stasi të studios “J & F Architectural Designer” dhe ark. A.Raça.
VENDNDODHJA
Godinat janë të lokalizuara në plazhin e Durrësit tek Shkëmbi i Kavajës, në vijë të parë në bregdet, me largësi 150 metra nga rruga kryesore dhe në të njëjtën kohë mjaft afër qendrës së qytetit, vetëm 8 km nga qendra e Durrësit duke ofruar mundësi komunikimi të shpejtë me qendrën. Eshtë zonë mjaft e mirë, ku ndodhen mjaft ambiente argëtimi dhe relaksi si: bare, restorante, hotele, pishina, ambiente vallëzimi etj. Në këtë zonë vija bregdetare në plazh ndër të tjera është mjaft e përshtatshme për të bërë shëtitje të gjata buzë detit, vrap dhe sporte të tjera.Nga pjesa e përparme, ana perëndimore, seksionet A dhe B të godinës 1 të rezidencës kanë pamje nga deti dhe ndodhen vetëm 100 metra larg tij. Apartamentet e kësaj godine do të shijojnë pamjet e mrekullueshme të perëndimit të diellit në det dhe gjithë pamjen e gjirit të Durrësit.Nga mbrapa , pjesa lindore, ndërtesa ka godinën nr. 2 të rezidencës, ndërtesë 7 katëshe. Midis të dyja godinave ka hapësirë të mjaftueshme për të sistemuar stola pushimi dhe ambiente të gjelbëruara, që do të jenë në shërbim të kësaj rezidence. Zona përreth rezidencës është në fazat e fundit të rikonstruktimit të infrastrukturës, ujësjellësit, kanalizimeve dhe ndriçimit. Rezidenca do të furnizohet me energji elektrike me një tension 6 kw. Rrugët dhe trotuaret përreth janë me pemë që i japin një pamje shumë tërheqëse zonës dhe situata urbanistike nuk jep mundësi për ndërtime të tjera që në të ardhmen mund t‘i zënë pamjen këtij ndërtimi.
DISTANCAT
• Vetëm 8 km nga qendra e qytetit të Durrësit• 150 m nga rruga kryesore
ZGJIDHJA ARKITEKTONIKE
• Godina 1 me seksionet A dhe B dhe godina 2 e rezidencës jane vendosur në mënyrë optimale në raport me njëra-tjetrën dhe bregdetin pranë tyre.• Seksionet A dhe B të godinës 1 të rezidencës kanë nga 55 apartamente , 1 kat parking nëntokë, 1 kat dyqane dhe 8 kate banimi . Godina 2 ka 48 apartamente dhe 1 kat dyqane.• Nga veriu dhe jugu godinat kufizohen me rrugë dytësore që të çojnë për në det.
SHERBIMET
• Në hyrje të pompave do të vendosen filtra mekanikë që do të filtrojnë ujin nga papastërtitë.-Në katin nëntokë do të vendosen pompat e ujit. Ato në rast mungese të energjisë elektrike do të furnizohen nga gjenerator. • Ashensori.Seksionet A dhe B të godinës 1 kanë nga dy ashensorë për shkallë, ndërsa godina 2 ka një ashensor. Ashensorët do të jenë prodhim italian i markës VOEM që plotësojnë kushtet dhe standartet Europiane me një dizajn të zgjedhur. Në çdo shkallë do ketë një “display” që do të tregojë lëvizjet dhe vendndodhjen se ku ndodhet ashensori dhe në rast mungese të energjisë elektrike ashensorët do të furnizohen nga gjeneratori.• Vendparkimet.Janë të vendosur në katin nëndhe, ka hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur midis vendparkimeve dhe për të pozicionuar makinën. Gjithë kati do të ketë ndriçim automatik dhe ventilim. Ai do të hidroizolohet në mënyrë që ambientet të jenë të thata dhe pa lagështirë. Hyrja do të jetë me portë automatike dhe me telekomandë. • Hyrja është e organizuar me derë duralumini me citofoni.• Ndriçimi i shkallës do të jetë i lidhur me gjeneratorin në rast të mungesës së energjisë elektrike.• Shkalla dhe sheshpushimet e shkallëve do jenë të shtruara me një mermer cilësor.• Parmakët e shkallëve do jenë duralumini.• Shkalla në katin e fundit të saj merr dritë natyrale të cilën e depërton në disa kate më poshtë.
DYQANET
• Dyqanet në katin përdhe janë të organizuara mjaft mirë në module 60m2. Në seksionet A dhe B të godinës 1 në pjesën perëndimore ato kanë pamje nga deti. Secili prej tyre ka një hapësirë mjaft të gjerë përpara të përshtatshme për ta shfrytëzuar për ambient bari apo restoranti si dhe për të shfrytëzuar rërën me çadra.• Midis të dyja godinave hapësira do të organizohet si një korridor i gjerë me stola pushimi dhe pemë të gjelbra në mënyrë që vizitorët të shfrytëzojnë dyqanet e të dyja godinave dhe natyrisht të ketë mundësi reklamimi të aktivitetit nga dyqanet e të dyja godinave.• Nga pjesa lindore e godinës 2 ka një pamje te këndshme të pemëve karakteristike te kësaj zone, pishave të bregdetit.
APARTAMENTET
• Ato janë te llojit Garsonierë, 1+1 dhe 2+1. Ofrojnë mjaft variacione si në sipërfaqe ashtu edhe në zgjidhje.• Cdo kat në seksionet A dhe B të godinës 1 do ketë 7 apartamente, ndërsa në godinën 2 8 apartamente. • Janë të ndriçuara mirë dhe me rifinitura mjaft cilësore.• Dritaret janë me material PVC prodhim gjerman i firmës “Rehau„ me dopio xham që bëjnë të mundur një termoizolim dhe izolim akustik mjaft të mirë. Janë të pajisur gjithashtu me grila duralumini.• Muret janë me tulla të lehtësuara. Ato perimetrale janë të termoizoluara me polistiren. Ato janë të suvatuar me materiale nga më cilësoret.• Pajisjet elektrike do jenë të markave BTichino dhe ABB, dy nga prodhuesit më të njohur në botë të pajisjeve elektrike • Çdo apartament është i pajisur me citofoni dhe dy linja telefoni, • Në funksion të apartamenteve do të ketë depozita me nga 90000 litra ujë (afërsisht 500 litra për çdo apartament) dhe 4 pompa të cilat mbajnë një presion të mjaftueshëm në rrjet. • Në shkallë do gjendet dhe kolona kryesore e instalimeve hidraulike dhe elektrike. Aty do jetë dhe komandimi i ujit, matësat për secilin apartament.• Instalimet hidraulike, kollona e furnizimit me ujë do jetë me tub zingato, ndërsa instalimet hidraulike të apartamenteve do jenë me tuba plastikë PPR të markës G&F (George and Fisher), të cilët kanë një garanci 50-vjeçare për temperatura të ujit deri në 90 gradë.• Kutia e zjarrfikësit do jetë e vendosur në çdo kat tek kolona e komandimit të ujit.• Sheshpushimet në kate kanë hapësirë të mjaftueshme.• Ndriçuesit do të jenë të bardhë dhe do të zgjidhen me mjaft kujdes përsa i përket cilësisë dhe dizajnit, do të përshtaten me mjaft kujdes me ambientin.• Ndezja e tyre mund të komandohet me sensorë lëvizje dhe pranie ose me çelësa devijat.
TE PERGJITHSHME
Rezidenca Titanik ndërmjet faciliteteve të ndryshme do të ketë: ambiente sportive në plazh, kënde lojrash për fëmijë, ambiente të gjelbëruara e të sistemuara, sistem filtrimi uji, sistem pompa uji, sistem gjeneratori, antenë e përgjithshme me sinjal televiziv tokësor e satelitor, sistem elektrik i tokëzuar sipas standarteve europiane, sistem rrufepritës.
PAMJA E JASHTME
• Rezidenca do të ketë një pamje mjaft moderne, ngjyra në harmoni me ndërtesat, me palmat dhe pemët e tjera karakteristike që do të mbillen në të gjitha hapësirat përreth 3 godinave.• Katet e para të të tre godinave do të jenë dyqane. Ato kanë një veshje moderne të fasadave me vetrata alumini. Dyqanet do të kenë përpara tyre hapësirë të shfrytëzueshme për vendosje tavolinash etj.• 8 katet e sipërme të banimit, janë të suvatuara me grafiato, ndërsa pamja perëndimore nga deti do të jetë e veshur me pllaka dekorative në formë mozaiku. Ato i japin ndërtesës një pamje të bukur që do të ruhet në kohë.
MENYRAT E PAGESES : E diskutueshme sipas rastit.
Kontakt
Mob: +355 (0) 682020884
Tel: + 355 4 22 47 831
E-mail: marketing@prona-al.com
|